RRETH SCHOOL ME

RRETH SCHOOL ME

School Me është një program shkollor online i krijuar si një projekt europian nga një grup specialistësh IT, akademikësh, mësuesish, studentësh britanikë dhe ndërkombëtarë, të formuar në Oxford, Cambridge, University of London. School Me për programin shqiptar është konkretizuar me punën e studentëve të talentuar shqiptarë dhe europianë, të specializuar në profile shkencore, një grupi mësuesish shqiptarë me eksperiencë dhe të përkushtuar. Ai drejtohet dhe menaxhohet nga Thames Online Education, kompani me qendër në Londër, UK.

Qëllimi i School Me është të mbështesë arsimin e nxënësve shqipfolës të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi, si dhe të fëmijëve shqiptarë në shtete të tjera.

School Me përmban njohuritë shkollore për grupmoshat 5-16 vjeç, në përputhje me programet mësimore të Ministrive të Arsimit të Republikave të Shqipërisë dhe të Kosovës për shkollat nëntëvjeçare. Mësimet janë të ndara në bazë të viteve, lëndëve dhe temave, sipas radhitjes në tekstet shkollore në përdorim në të dy vendet.

PËRMBAJTJA E PROGRAMIT SCHOOL ME

Për informacione mbi programin e çdo klase drejtohuni te kutia Rreth School Me në faqen hyrëse të website-it, si dhe në faqen tonë në Facebook.

Lëndët shpjegohen në shqip nga mësues të regjistruar dhe shoqërohen të sinkronizuara me video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike, duke shtjelluar, thelluar, dhe përditësuar të gjitha temat mësimore të renditura sipas programit. Ky replikim bashkëkohor i sistemit publik arsimor të Shqipërisë dhe Kosovës plotësohet nga mijëra video të tjera të zhvilluara nga institucione ndërkombëtare arsimore e shkencore, për të thelluar dhe sinkronizuar programin shqiptar me informacione dhe metoda bashkëkohore të shpjegimit.

Mbështetje online: Nxënësit krijojnë mbështetje direkte online duke komunikuar në FORUM-in e School Me, me njëri-tjetrin, me mësuesit e tyre dhe me asistencën mësimore të School Me. Abonentët e School Me mund ta përdorin Forum-in si një Facebook që i përkushtohet shkollimit. Paralelisht po punohet për një program mbështetës për mësuesit, që lehtëson konvergjencën e traditës së shkollës shqiptare me eksperiencat botërore.

REGJISTRIMI DHE ABONIMI NE WEBSITE

https://www.schoolme.education/ administrohet në Mbretërinë e Bashkuar (UK) dhe mund të përdoret njëkohësisht nga mijëra përdorues, si mjet shkollimi ose mbështetje, në shtëpi dhe në shkolla.

Mjafton të keni një lidhje interneti dhe programi bëhet i disponueshëm në të gjitha pajisjet IT: kompjuter, laptop, tabletë, telefon celular, televizor (nëpërmjet kabllit USB ose direkt për TV internet).

Hyrja në website bëhet nëpërmjet regjistrimit dhe abonimit vjetor. Që aksesi në program të mos jetë vetëm për të privilegjuarit, por për cilindo që dëshiron të përdorë këtë mbështetje arsimore dixhitale, abonimi bëhet për një shumë prej 20 euro për një vit shkollor (2800 lekë) për programin e një klase, 80 euro në vit për tërësinë e programeve nga klasa e parë në të nëntën. Pagesa bëhet duke u paraqitur fizikisht në çdo degë banke Raiffeisen dhe BKT duke bërë derdhje në emër të School Me, ose nëpërmjet ebanking, paypal, kartave të debitit/kreditit dhe Vodafone M-Pesa.

Për më shumë hollësi lidhur me School Me, mënyrat e abonimit dhe përdorimin e sitit, ju lutem klikoni në Rreth School Me